Policia rrugore nis vendosjen e gjobave për këmbësorët

Shqipëria

Policia rrugore nis vendosjen e gjobave për këmbësorët

Më: 8 janar 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Policia rrugore ka nisur gjobat ndaj këmbësorëve që kalojnë në mënyrë të gabuar rrugën.

Masat ndëshkuese janë aplikuar ndaj atyre qytetarëve që nuk respektojnë vijat e bardha, apo që kapërcejnë bordurat e rrugëve.

Gjoba parashikohet në vlerën e 1 mijë Lekëve, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kjo nismë e policisë rrugore të Tiranës, vjen pasi këmbësorët shpesh herë janë bërë burime aksidentesh.

Pasi këmbësorëve ju vendoset gjoba, iu merret karta e identitetit deri në shlyerjen e gjobës. Më pas, ata duhet të rikthehen me mandatin e pagesës tek punonjësi i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat