“Letrat e një francezeje për babin, vranë psikologjikisht mamin”, zbardhet dëshmia e vajzës së çiftit Loka

Shqipëria

“Letrat e një francezeje për babin, vranë psikologjikisht mamin”, zbardhet dëshmia e vajzës së çiftit Loka

Më: 8 janar 2024 Në ora: 20:09
Çifti Loka

Kanë dalë detaje të reja nga dosja hetimore lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në datën 2 janar në Sukth të Durrësit, ku një 41-vjeçare vrau veten.

Fillimisht u raportua se shkaku që shtyu Bedrie Lokën t’i jepte fund jetës ishte bullizmi në tik tok, por pas denoncimit të vëllezërve të saj rezultoi se 41-vjeçarja dhunohej edhe nga bashkëshorti. Në dëshminë e dhënë nga vajza rezulton se mes çiftit Loka ka patur debate të ashpra për cilat kanë nisur një vit më parë.

Vajza ka thënë para hetuesve se një nga gjërat që e vrau më shumë nënë e saj ishte letra e një francezi që ja kishte nisur babait të saj. Sipas vajzës francezja i kishte shkruajtur dhe vëllait të saj ku i thoshte se kishte patur lidhje me Xhemalin.

“Diku nga muaji shtator 2023, mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte franceze dhe ka komunikuar edhe me vëllain tim, dhe i ka thënë që ka patur një lidhje me Xhemalin, kjo ka qenë një arsyeja që e vrau shumë psikologjikisht mamin tim”, thuhet në dëshminë e e vajzës së çiftit Loka.

Ndërkohë që edhe në dëshmitë e dhëna nga djemtë e çiftit konfirmohet se mes prindërve ka patur gjithmonë debat, madje shpesh edhe dhunë të ushtruar nga Xhemali ndaj Bedries.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat