Po bisedonin në rrugë, por i moshuari doli në ballkon e katit të 5-të dhe i qëlloi me armë, shpëtojnë mrekullisht 3 të rinjtë!

Shqipëria

Po bisedonin në rrugë, por i moshuari doli në ballkon e katit të 5-të dhe i qëlloi me armë, shpëtojnë mrekullisht 3 të rinjtë!

Më: 9 janar 2024 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Tre të rinj kanë shpëtuar mrekullisht pak pas mesnatës në lagjen “Rus” të Shkodrës, pasi një i moshuar ka qëlluar me armë drejt tyre.

Ata mësohet se ndodheshin në rrugë duke biseduar, kur 83-vjeçari Fasli Hyka ka dalë i armatosur në ballkonin e katit të pestë të banesës së tij në orën 00:30 (9 Janar) dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Fatmirësisht plumbat nuk prekur asnjërin prej tre të rinjve ndërsa u dëmtua një automjet i parkuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie duke izoluar zonën për shkak të rrezikshmërisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë futur nga balkoni i shtëpisë së 83-vjeçarit pasi i hodhën një zhurmuese, duke arritur që ta neutralizojnë dhe arrestojnë.

I moshuari para se të qëllonte mësohet se ka telefonuar policinë duke i kërkuar ndihmë pasi sipas tij jashtë kishte zhurma që po e shqetësonin. Disa minuta më pas mori çiften dhe qëlloi në drejtim të të rinjve.

Efektivët i bënë thirrje disa herë që të dorëzohet, por 83-vjeçari Fasli Hyka nuk ka pranuar duke mbushur çiften në shenjë rezistence.

Edhe pas ardhjes së Forcave të Ndërhyrjes ssë Shpejtë, sërish i moshuari nuk pranoi të dorëzohej. Pas pak minutash mbërriti edhe djali i autorit të dyshuar, Fatmir Hyka, por 83-vjeçari refuzoi edhe të birin me të cilin nuk kishte komunikim të mirë 3-4 vitet e fundit.

Në këto kushte forcat e FNSH hodhën zhurmuesen brenda banesës dhe arritën të futeshin brenda duke arrestuar të moshuarin Fasli Hyka pas një operacioni që zgjati për afro 3 orë e gjysëm.

83-vjeçarit pas arrestimit iu gjet çiftja me të cilën qëlloi në drejtim të tre të rinjve, si dhe një armë tjetër automatik kallashnikov që e mbante në shtëpi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Çiften deri në vitin 2012 e kishte me leje ndërsa prëj asaj kohe e mbante pa leje në banesë. Ndërkohë mësohet se Fasli Hyka vuan nga problemet e shëndetetit mendor ndërsa ka edhe disa sëmundje të tjera, si dhe ka humbur shikimin tek njëri sy.

Komshinjtë dhe tregtarët e lagjes Rus thanë se 83-vjeçari është një person problematik, i cili sipas tyre i ka kërcënuar edhe herë të tjera.

Në momentin kur Fasli Hykaj qëlloi në banesë gjendej edhe bashkëshortja e tij e moshuar, e cila ndodhej e shtrirë në shtrat pasi edhe ajo është e sëmurë.

Tre të rinjtë u shoqëruan në polici për të dhënë një dëshmi ndërsa 83 vjeçari u arrestua.

Në këtë ngjarje morën pjesë mbi 50 forca policie ndërsa i pranishëm ishte edhe drejtori i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj. Policia po heton për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat