Kohë virozash dhe Covid-19! Fluks i lartë edhe në urgjencën e Lezhës

Shqipëria

Kohë virozash dhe Covid-19! Fluks i lartë edhe në urgjencën e Lezhës

Më: 10 janar 2024 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Ditët e para të muajt janar janë shoqëruar me fluks të lartë pacientësh në urgjencën e spitalit rajonal Lezhë.

Sipas bluzave të bardha në urgjencë paraqiten mbi 100 persona gjatë 24 orëve kryesisht me viroza stinore ku më të prekurit janë moshat e treta

Mjekja e Urgjences Elsuida Prendi tregon se janë shtuar dhe rastet nga urgjenca jashtë spitalore por  pjesa më e madhe e rasteve janë përballuar me sukses në Lezhë, po ashtu nuk kanë munguar as pacientet të cilët janë dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore në Tiranë.

Prendi këshillon që nuk duhet të neglizhohet asnjë simptomë duke u paraqitur fillimisht tek mjeku i familjes, po ashtu këshillon pacientet të mbajnë maska apo të shmangin ambientet e populluara.

“Jap këshillën time që të mos rrinë në ambiente shumë të populluara, të mbajnë maskë, të ushqehen mirë, të pushojnë, të paraqiten tek mjeku i familjes, sigurisht të kërkojnë ndihmë mjekësore”, shprehet mjekja Elsuida Prendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat