Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse Edi Rama nuk do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Shqipëria

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse Edi Rama nuk do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Më: 11 janar 2024 Në ora: 10:47
Kreshnik Spahiu

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Spahiu tregon se pse kryeministri Edi Rama nuk do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme dhe të fshehtat e projektit me emërimin si ministër të Blendi Gonxhes, Sipas tij, Rama është i sigurt se shkërmoqja e PD do vazhdojë që të thellohet dhe do dobësojë opozitën. Madje gjatë intervistës për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, juristi Spahiu kritikon kryeministrin Rama për investimet dhe qasjen sociale.

-Zoti Spahiu, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Shëngjin të Lezhës një takim informal, këtë të martë dhe të mërkurë. Si e shihni takimin e kabinetit qeveritar me dyer të mbyllura, çfarë duhet të presim nga këto dy dit të kabinetit Rama në Shëngjin?

Më shumë se sa një mbledhje e kabinetit qeveritar mua më duket si një mbledhje e Partisë Socialiste. Organizimi i një partie në fakt nuk është se i intereson shumë popullit, ndërsa vendimet e një qeverie po. E shoh PS që të organizojë një kontratë me popullin, duhet të ketë transparencë. Se ca sekrete mund të kesh që bënë një mbledhje me dyer të mbyllura e kam të vështirë ta kuptojë. Unë mendoj se Qeveria Rama është unike në mosrealizimin e një sistemi social, ata vetëm socialist europian nuk janë në realizimin e programeve. Të marrësh një mandat të 4 në një popull si Shqipëria duhet që të ishin bërë mrekulli. Unë prisja që në 2024 të fillohej me rritjen e pensioneve, asistencës sociale, dhe vendeve të punës. Si ka mundësi që në 2024 një qeverisje e majtë nuk ka ndërtuar një azil pleqsh, një jetimore në Shqipëri? Si ka mundësi të jesh një parti e majtë dhe nuk organizon asnjë paketë sociale për shtresat në nevojë? Të majtët janë votuar nga të majtët në Shqipëri, që kanë pritur një program të majtë dhe e majta shqiptare është e trashëguar nga të vetmet parti evropiane të majta që nuk u shpërbë me ardhjen e pluralizmit.

-Pse nuk ka politika sociale Partia Socialiste?

Sepse liderët e saj se kanë parë veten jashtë politikës dhe jashtë pushtetit. Rama ka qenë ministër, kryetar bashkie dhe pastaj kryeministër dhe ka një humbje me realitetin. Por, duhet që t’i përmbahet kontratës me këta njerëz që e kanë votuar. Ndryshimi i ministrisë së fundit, kam qasje kritike sepse është bërë një shkrije mes Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Nuk kam qasje për modelin e ministrisë që ka zgjedhur Rama por kam qasje për individin që ka zgjedhur. Ka kopjuar modelin nigerian, që në gjithë planetin ka këtë ministri. Trashëgimia kulture është burim për ekonominë dhe mundet të investohet, por Ministria e Kulturës duhet që të jetë më e gjerë. Rama vjen nga arti dhe nuk i lejohet të kaloj në dorë të dytë kulturën. Sa i përket ministrit që ka emëruar, di të them dy fjalë, Gonxhja është një nga 5 organizatorët e protestave të dhjetorit dhe lider i lëvizjes së dhjetorit. Ka një karrierë politike të gjatë, në heshtje dhe ndoshta mendoj se ka merituar 100 herë më shumë se 100 deputetët që ka Partia Socialiste.

Profili i tij ka qenë i suksesshëm në një drejtori që ka pasur, një mision minimal por që e ka kthyer shumë të suksesshme. Shërbimet në drejtorinë që ai drejton janë më të shpejta, më transparente dhe më pak burokratike se në shumë vende evropiane. Shërbimet që merren në atë drejtoi që kanë qenë mizerabël disa vite më parë. Projekti i Ramës me Gonxhen është më shumë politik sesa administrativ, pra për ta rritur në profilin e tij në politik. Pra edhe për shkak të shumë eliminimeve që ai pati, sepse i shkuan të gjithë në SPAK ministra dhe deputet që i prezantojë si rilindas dhe duhet që ata ti zëvendësoj me profil të lartë që s’ia mundësojnë disa gra që ka në parti.

-Sa e fortë është mazhoranca në 2024?

Zgjedhjet e parakohshme ndodhin në dy raste kur mazhoranca ka krizë dhe e dyta nga vet Rama nëse do shikonte si rrezik që Partia Demokratike dhe partitë e tjera deri në qershor forcoheshin aq shumë sa ti rrezikonin mandatin e 4. Mesa duket ai është i sigurt se shkërmoqja e PD do vazhdojë që të thellohet dhe do dobësojë opozitën.

-Reforma territoriale është debatuar shumë, flitet se nga 61 bashki do kemi 26, mendon se do funksionojë kjo skemë?

Është e mundur sepse Enver Hoxha në këtë formë e pati organizuar sistemin. Në Shqipëri ka pasur nja 300 komuna pastaj në 61 dhe tani duan në 26. Ndarjet administrative nuk bëhen në çdo mandat, sepse i bie çdo qeveri që vjen të bëjë nga një Kushtetutë. Sot kemi 7 bashki që ka opozita, ku një e ka minoriteti grek në Himarë dhe ato 6 që ka janë bashki të vogla. Koha ka treguar se ndryshimi i hartës administrative sjell probleme për shërbimet për qytetarët. Ata nisen nga llogaria për të kursyer buxhet dhe për të rrudhur administratës, por i bie që të pakësohen shërbimet për qytetarët.

-U fol për një projektligj në 2023 se ndërtesat mbi 50 vjeçare mund të shemben ose rikonstruktohen, ende nuk kemi një vendim lidhur me këtë, mendon se do të kthehet në ligj në 2024?

Janë disa ligje që s’mund të jenë ekskluzivitet i qeverisë. Kjo do ekskluzivitet i ishte i qeverisë nëse shteti miraton një ligj për asetet publike, nëse do kishin skanim të objekteve shtetërore që janë mbi 50 vite të ndërtuara. Por, kur shteti futet tek prona e 4 milionë shqiptare atëherë nuk është ekskluzivitet i një qeverie. Në vende evropian shteti ka detyrë nëse sheh një ndërtesë që është e pabanuar atëherë shteti i thotë qytetarit se kjo banesë është e pabanuar. tani mbase këtë shteti e bënë për tu prishur disa objekte të vjetra dhe të ndërtohen pallatet e oligarkëve. Shteti nuk ka të drejtë që të prish banesën pa miratimin e pronarit. Nga 2 tërmete që ndodhën mund të ndodh që shteti ti paraprij një rreziku dhe të thotë po ju paralajmëroj se kjo banesë është e pabanuar dhe nesër mos më thoni që nuk ju thashë. Unë them se nuk do realizohet sepse shteti nuk ka burime për të kompensuar mijëra apartamente, pallate që janë ndërtuar në kohën e komunizmit me punë vullnetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat