Dhunimi i shqiptarëve në Mal të Zi, zbulohet çfarë po ndodh me 6 agresorët

Shqipëria

Dhunimi i shqiptarëve në Mal të Zi, zbulohet çfarë po ndodh me 6 agresorët

Më: 12 janar 2024 Në ora: 10:52
Shqiptarët udhëtonin me 6 janar me një automjet me targa gjermane

Mëngjesin e kësaj të premte policia malazeze e HerzegNovit ka ngritur kallëzim penal kundër 6 personave, të cilët dhunuan dhe goditen fizikisht tre shqiptarë, ngjarje kjo e cila ndodhi pak dite më parë.

Kallëzimi është bërë për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”, ndërsa persona janë identifikuar si, Branko Vuksanovic, Sergei Devic, Kosto Dunderovi, F.V., V.T. dhe S.M. Policia malazeze por edhe Prokuroria, këmbëngulin se konflikti ka nisur pas një incidenti në trafik mes shqiptarëve dhe 6 personave nga HercegNovi.

Shqiptarët udhëtonin me 6 janar me një automjet me targa gjermane ndërsa 6 personat nga HercegNovi kanë qenë në këmbë në lagjen e Zelenikas.

Pas identifikimit të të dyshuarve, policia malazeze me urdhër të gjykatës kanë kontrolluar gjashtë banesat të cilat përdoren nga të dyshuarit.

Në banesën e te dyshuarit F.V, policia malazeze ka gjetur dhe sekuestruar

— një pistoletë të markës “Zastava M57” cal 7.62mm në posedim pa leje

—tre kreher pistolete

— 44 copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm,

—si dhe një jelek kamuflazhi, që dyshohet se u përdor edhe ditën e ngjarjes ku u ushtrua dhunë ndaj 3 shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat