Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Çoçoli: Paratë më në fund po shkojnë në drejtimin e duhur

Shqipëria

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Çoçoli: Paratë më në fund po shkojnë në drejtimin e duhur

Më: 12 janar 2024 Në ora: 20:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Eksperti i Ekonomisë, Fatos Çoçoli ka deklaruar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, se paratë më në fund po shkojnë në drejtimin e duhur, kur bëhet fjalë për rrugët që përfundojnë në vitin 2024.

“Këto projekte na ndihmojnë shumë. Ti e di që një nga destinacionet tona të preferuara është Saranda dhe të shkosh gjysmë ore përpara është diçka shumë e madhe përmes tunelit.

Më në fund kemi dy korridore, sa më shumë të hapen, të zgjerohen, na e bëjnë jetën më të lehtë dhe më efektive. Ato dhjetëra miliona euro nuk i shoh të hedhura dëm, por ndihmojnë shumë ekonominë shqiptare.

Gjykoj se jemi në rrugën e duhur lidhur me hapjen e këtyre dy korridoreve. Jemi në rrugën e duhur sepse kemi parat dhe fondet për infrastrukturën”, u shpreh ai.

Më tej, drejtori i ARRSH, Ervis Berberi ka marrë rastin e zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës, i cili sipas tij është i nevojshëm për shkak të fluksit të lartë të mjeteve dhe në këtë mënyrë do të rritet dhe qarkullimi. Ai ka theksuar se procedurat e tenderimit do të fillojnë në muajin mars.

“Do të vazhdojë me tutje porti i Porto Romanos dhe do të shtohen më shumë, pastaj vazhdojmë me Marinë e Durrësit. Ky numër do të shtohet më shumë qarkullimin në Durrës.

Procedurat e tenderimit do të fillojnë në muajin mars. Ndërsa, qëllimi ynë është që brenda vitit 2027 të kemi shkuar në Durrës, ta kthejmë në një autostradë të mirëfilltë. Do të jetë funksionale gjatë sezonit, vetëm gjatë periudhës së punimit do të bëjmë njoftime. Nuk do të ketë pengesa, por dhe po të ketë pengesa do të jetë për të mirën e njerëzve”, tha Berberi.

Sa i përket këtij zgjerimi të autostradës, Çoçoli ka shtuar ndër të tjera: “Është jetike ky ndryshim në Durrës, provo të kalosh në orën 11 sa problem është. Sa më shpejt të ndërhyhet aq më mirë është. Uroj që kostot të jenë të përmbajtura, por këtu nuk bëhet shaka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat