Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar, policia ngre pika kontrolli për kapjen e autorit

Shqipëria

Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar, policia ngre pika kontrolli për kapjen e autorit

Më: 13 janar 2024 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje (12 janar) në zonën e Selitës.

Sipas policisë i plagosur në këmbë me armë ka mbetur shtetasi Z.K, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat