​Rama për helikopterët Black Hawk: Investim i madh për forcat ajrore të Shqipërisë

Shqipëria

​Rama për helikopterët Black Hawk: Investim i madh për forcat ajrore të Shqipërisë

Më: 13 janar 2024 Në ora: 19:59
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se helikopterët Black Hawk, të cilët arritën sot në Shqipëri, janë një investim i rëndësishëm në modernizimin e forcave ajrore të vendit.

“Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë.

Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, SHBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Blerja e helikopterëve Black Hawk është mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat