Krujë/ Kishte përshtatur një vend në banesë për t’u fshehur, arrestohet 52 vjeçari i shpallur në kërkim

Shqipëria

Krujë/ Kishte përshtatur një vend në banesë për t’u fshehur, arrestohet 52 vjeçari i shpallur në kërkim

Më: 14 janar 2024 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Një 52 vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike.

Sipas policisë, Ilir Krojë strehohej në një ambient të improvizuar në banesën e tij ku fshihej.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia ka konstatuar poshtë mobiljeve të kuzhinës, një derë me shkallë zbritëse në një dhomë të nëndheshme, të cilën 52-vjeçari i ndaluar, e përdorte për t’u fshehur.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2020 ka 200 kultivuar bimë në Njësinë Administrative Nikël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat