Vasili: Situata e virozave kërkon alertim të gjithë sistemit shëndetësor

Shqipëria

Vasili: Situata e virozave kërkon alertim të gjithë sistemit shëndetësor

Më: 14 janar 2024 Në ora: 22:17
Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se situata serioze nga virozat e sistemit të frymëmarrjes kërkon vendosjen në gatishmëri të gjithë sistemit shëndetësor në vend.

Ai theksoi se situata virale paraqitet shumë serioze dhe se një “koktej” i vërtetë respirator po kërcënon shëndetin e mijëra njerëzve.

Sipas tij Instituti i Shëndetit Publik duhet të udhëheqë këtë moment epidemik në mënyrë që situata të mos dalë nga kontrolli.

Postimi i plotë:

Situata serioze nga virozat e frymemaries kerkon alertim te gjithe sistemit shendetesor!

Situata virale paraqitet shume serioze.

Nje ‘koktej” i vertete respirator po kercenon shendetin e mijra njerezve.

Perhapja e shpejte eshte nje faktor qe ve ne nje stres te madh strukturat shendetesore per shkak te nunrit te larte te te prekurve.

Prania e disa viruseve te ndryshme dhe prekja e rende specifike vecanerisht e mushkerive e bem edhe me problematike situaten.

Prania e njekohshme e viruseve influencale, Covidit, dhe prania e viruseve sincitial respiratore (Rhinovirus dhe Adenovirus) sigurisht qe komplikon diagnozen, situaten klinike dhe trajtimin e te prekurve nga keto viruse.

Shenjat kryesore jane;

Temperatura e larte qe fillon papritmas, kolle,e thate, dhimbje fyti,zënie hundesh, dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskulare dhe te kyçeve, ethe, dhimbje barku, prishje e oreksit, çrregullim te gjumit.Tek femijet kryesisht diarre, vjedhje dhe te perzjera
Instrumenti themelor ne kete situate eshte gadishmeria e larte dhe kapilare e te gjithe Sistemit Shendetesor.

Dhenia e ndihmes se kualifikuar mjeksore, qe ne momentet e para te çfaqjes se virozes do te thote parandalimin e nje morie komplikacionesh teper te renda.

Te mos harrojme qe popullata vjen pas pandemise teper te rende te Covidit dhe vulnerabiliteti per komplikacione eshte mjaft me i larte se sa vite me pare.

Ndaj alertimi i te gjithe sistemit shendetesor paresor ne radhe te pare duke filluar nga cdo qender shendetesore dhe trainimi i te gjithe mjekeve dhe infermiereve te paresorit eshte kyci i suksesit.

Instituti i Shendetit Publik duhet te udheheqe kete moment epidemik ne menyre qe situata te mos dale nga kontrolli.

Opinioni publik duhet informuar me nje intensitet maksimal dhe ne cdo nivel duke perdorur te gjitha format e komunikimit publik pa asnje kufizim.

Vetem keshtu pasojat e kesaj epidemie te kombinuar virale do te minizohen dhe popullata do ta kaloje me lehte ate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat