Ambasadori gjerman, thirrje deputetëve për sesionin e ri parlamentar

Shqipëria

Ambasadori gjerman, thirrje deputetëve për sesionin e ri parlamentar

Më: 15 janar 2024 Në ora: 15:47
Karl Bergner

Pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner ka kërkuar nga deputetët që të zhvillojnë debate konstruktive pasi kjo është pritshmëria që qytetarët kanë nga Parlamenti.

Ambasadori Bergner u shpreh se Parlamenti ka një rol të fuqishëm në ruajtjen e demokracisë ku deputetët paraqesin propozimet e tyre lidhur me të ardhmen integruese të vendit.

“Sot Kuvendi do të mbajë seancën e parë të këtij viti. Kam respekt të madh për rolin e parlamentit si një institucion i domosdoshëm në një demokraci dhe gjithashtu për ata deputetë që punojnë fort për të fituar shumicën për propozimet e tyre në komisione dhe në seancë plenare në Kuvend. Me të drejtë qytetarët presin që Parlamenti të jetë një forum ku diskutohen ide të ndryshme politike në mënyrë konstruktive dhe me respekt. Unë besoj se Parlamenti i qëndron kësaj përgjegjësie”, shkruan ambasadori në Facebook.

Ky mesazh i ambasadorit vjen në një kohë kur mazhoranca ka kërkuar përfshirjen e opozitës në miratimin e ligjeve të rëndësishme për integrimin dhe zhvillimin e vendit që kërkojnë shumicë të cilësuar, ndërsa nga ana tjetër deputetët që mbështesin Sali Berishën dhe Gazmend Bardhin kanë thënë se do të vijojnë me aktet e dhunës dhe mosbindjet civile në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat