Sesioni i ri parlamentar, OSBE i bën thirrjen e fortë Kuvendit

Shqipëria

Sesioni i ri parlamentar, OSBE i bën thirrjen e fortë Kuvendit

Më: 15 janar 2024 Në ora: 18:23
OSBE

Prezenca e OSBE në Shqipëri, i ka uruar suksese Kuvendit në nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Me një shënim në platformën “X”, OSBE thotë se presin ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme.

“I urojmë sukses Kuvendit  në nisje të sesionit të ri parlamentar!

Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat