"Kodi Zgjedhor", cilat janë propozimet e Lapajt për votën e emigrantëve

Shqipëria

"Kodi Zgjedhor", cilat janë propozimet e Lapajt për votën e emigrantëve

Më: 17 janar 2024 Në ora: 08:09
Adriatik Lapaj

Themeluesi i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, i ftuar në një emision televiziv bëri publike propozimet e e Lëvizjes që ai drejton, lidhur me Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor dhe të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës.

“Përfaqësuesit në Parlament konsiderohen si përfaqësues të popullit të qytetarëve. Në rrugëtimin tonë politik pretendojmë se përfaqësojmë një vullnet qytetarë, që lidhet me këto ndryshime. Kemi hedhur hapa konkret.

E para vota e diasporës. Duhet zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Të vendosim një standard. Të mos mbetemi dritë larg vendeve të tjera në fushën e zgjedhjeve. Kemi bërë projektligj dhe kemi propozuar variantin tonë që është marrë nga praktika më e mirë ndërkombëtare. Kërkojmë ndryshime të sistemit zgjedhor me lista të hapra dhe prag 3%. Nuk kemi frikë nga pragu. Është prag i shumicës së vendeve demokratike. Depolitizim i administratës zgjedhore. Ja kemi çuar 140 deputetëve projektligjin. Nëse nuk merren në konsideratë do mbledhim 20 mijë firma dhe do e detyrojmë Kuvendin të shprehet me votë.”, tha Lapaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat