SPAK kërkon sot Malltezin

Shqipëria

SPAK kërkon sot Malltezin

Më: 17 janar 2024 Në ora: 08:50
Jamarbër Malltezi

Prokuroria e Posaçme, në kuadër të hetimevë të dosjës së nxehtë të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ka kërkuar që ditën e sotme të marrë në pyetje Jamarbër Malltezin. Avokatët e këtij të fundit kanë kërkuar një tjetër datë, kjo pasi njëri prej tyre ndodhet jashtë vendit dhe tjetri është në një seancë gjyqësore.

Ndërsa Sali Berishës, organi i posaçëm i hetimit i ka kërkuar që të paraqitët për të dhënë shpjegimë ditën e enjte. Por njësoj si avokatët e Malltezit, edhe ata të Berishës Genc Gjokutaj dhë Sokol Mëngjesi kanë kërkuar shtyrje për javën tjetër për shkak të angazhimeve që kanë, por pa përcaktuar një datë. Por kjo kërkesë, tashmë është në duart e prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai nëse ata do ta pranojnë, duke caktuar një datë tjetër apo jo.

Për lidërin e opozitës, Berisha, kjo do të jetë hera e parë që pritët të merret në pyetje nën akuzën e korrupsionit. E njëjta gjë edhe për dhëndrin që akuzohet për të njëjtën vepër penale, përfshirë dhë pastrimin e parave.

Dy ditë më parë, avokatët ë Bërishës i janë drejtuar më një tjetër kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar liderin e opozitës të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit.  Ata argumentojnë së kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat