SPAK thërret për të dëshmuar ish-kryeministrin Berisha më 23 janar, ja çfarë thanë avokatët

Shqipëria

SPAK thërret për të dëshmuar ish-kryeministrin Berisha më 23 janar, ja çfarë thanë avokatët

Më: 17 janar 2024 Në ora: 13:40
SPAK thërret për të dëshmuar ish-kryeministrin Berisha më 23 janar, ja çfarë thanë avokatët

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur nga SPAK për t’u marrë në pyetje në datën 23 janar ora 10:00.

Avokati Genc Gjokutaj tha për Anila Hoxhën në telefon pasi kërkuan një ditë më parë shtyrje: Patjetër në këtë datë do të jemi.

Në datën 24 janar, gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendos datën për zhvillimin e procesit ku avokatët kërkojnë heqjen e masës së arrestit në shtëpi për ish- kryeministrin.

“Seanca gjyqësore për çështjen si më lart, u caktua për në datë 24.01.2024, ora 09:00”, sipas njoftimit të Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat