Stuhia e borës bllokon disa zona në Elbasan, fshatrat pa energji elektrike

Shqipëria

Stuhia e borës bllokon disa zona në Elbasan, fshatrat pa energji elektrike

Më: 20 janar 2024 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Intensiteti i lartë i reshjeve të dëborës ka bllokuar disa zona në Qarkun e Elbasanit.

Në fshatrat e Librazhdit Gizavesh, Letëm, Lunik, Stëblevë, Qarrishtë apo Sopot e Rrajcë Skëndërbe në Përrenjas trashësia e dëborës i ka kaluar 30 cm dhe intensiteti i reshjeve e bën shumë të vështirë ndërhyrjen.

Aksi nacional Librazhd Peshkopi kalohet vetëm me përdorimin e zinxhirëve, përveç trashësisë së dëborës rruga ka prani edhe të ngricave.

Punohet vazhdimisht nga kompanitë për pastrimin e aksit nacional Përrenjas-Qafë Thanë, por edhe në këtë aks rrugor policia nuk lejon lëvizjen pa goma dimërore apo pa zinxhirë.

Ndërkohë zonat e ulëta janë përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë dhe erë e fortë.

Si pasojë e motit të keq në disa fshatra ka ndërprerje të energjisë elektrike. Ekipet e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat