Bie intensiteti i reshjeve të dëborës në Dibër, ja si paraqitet situata në akset rrugore

Shqipëria

Bie intensiteti i reshjeve të dëborës në Dibër, ja si paraqitet situata në akset rrugore

Më: 20 janar 2024 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Intensiteti i reshjeve të dëborës në qarkun e Dibrës ka rënë gjatë orëve të pasdites. Trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës kalon mbi 25 cm ndërsa në zona të thella deri në 60 cm.

Situata rrugore vijon të jetë e njëjtë. Rruga e Arbrit vijon të mbahet e bllokuar, edhe pse borëpastrueset punojnë për ta mbajtur hapur, por për efekt sigurie, policia ka devijuar qarkullimin në rrugën e vjetër.

Aksi Peshkopi-Bulqizë është i kalueshëm me zinxhirë ndërkohë që janë 4 mjete borëpastruese duke punuar. Aksi Peshkopi-Kukës është i kalueshëm me zinxhirë ndërsa probleme raportohen në Qafë Kala deri në Vasie. Për shkak të erës së fortë në këtë zonë, grumbullohet borë në trupin e rrugës.

Aksi Ura e Çerenecit-Librazhd është i kalueshëm me zinxhirë deri në Ostren më tej i bllokuar. Të bllokuara mbeten rrugët e Njësive Administrative, dhe fshatrat, përveç atyre në afërsi me qytetet ose me rrugën nacionale.

Nuk raportohen probleme me energjinë elektrike. Shtabet e EC të katër bashkive kanë marrë masat për t’u ardhur në ndihmë nëse do të ketë thirrje për ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat