Dëbora në vend, ARRSH: Ulet intensiteti i reshjeve, rihapet aksi rrugor Bogë-Theth

Shqipëria

Dëbora në vend, ARRSH: Ulet intensiteti i reshjeve, rihapet aksi rrugor Bogë-Theth

Më: 20 janar 2024 Në ora: 20:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përmes rrjeteve seociale se në aksin Bogë-Theth intensiteti i reshjeve të dëborës ka rënë, por mjetet borëpastruese po vijojnë punën për pastrimin e rrugës.

Po ashtu raportohet se tanimë rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve.

Sakaq, ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

“Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e dëborës zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave.

Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shprehet ARRSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat