Deputetja demokrate zbulon ‘prapaskenat’: Ja pse qeveria nuk publikon të dhënat e Censusit

Shqipëria

Deputetja demokrate zbulon ‘prapaskenat’: Ja pse qeveria nuk publikon të dhënat e Censusit

Më: 21 janar 2024 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Deputetja e demokrate, Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar në lidhje me moszbardhjen e shifrave të censusit, në një kohë kur të paktën duhet të kishim të dhënat paraprake.

Taabaku shprehet se kjo po ndodh, pasi kanë frikë nga realiteti i Shqipërisë së boshatisur.

Ka një arsye përse qeveria vonon publikimin e të dhënave të CENSUSIT. Ato janë fotografia më e mirë që tregon zbrazjen e vendit dhe varfërimin e shqiptarëve.

Çfarë fshihet pas moszbardhjes së shifrave të CENSUS?

Argjentina me 45 mln banorë iu deshën thuajse një vit

Brazili me 126 mln banorë dhe 8.5 mln km katror sipëfaqe në 1 vit

RMV me thuajse të njëjtën pppullsi më shpejt se ne

Nga se kanë frikë? Nga realiteti i Shqipërisë së boshatisur!

“Më në fund pas vitesh pritje, Shqipëria realizoi projektin e CENSUSIT. Muaj pasi ka përfunduar projekti ne duhet të kishim të dhënat paraprake. Ndërkohë që dëgjojmë justifikimet e qeverisë se përse të dhënat nuk publikohen dhe që duket se nuk do publikohen në të ardhmen e afërt. Në 2011 censusi i realizuar për herë të parë rezultoi që 5 ditë më pas u publikuan të dhënat paraprake. Vende të tjera si Maqedonia e Veriut që është e ngjashme me ne në popullsi dhe territor i kanë publikuar ato dy ose tre javë pas përfundimit të mbledhjes. Vende të tjera si Argjentina me 45 mln banorë i kanë publikuar brenda një viti. Ndërkohë që ne sot dëgjojmë një kalendarqë thjesht e shtyn në kohë. Çfarë ndodh dhe përse duhen të dhënat e CENSUSIT?! Ato na shërbejnë për të marrë vendime për shpërndarjen e buxhetit, të fondeve por qoftë edhe për reformën territoriale apo elektorale! Për çfarë na duhen ato? Pse nuk publikohen ato? Pse qeveria nuk i nxjerr ato sot? Sigurisht që përgjigja është e qartë! Përgjigja është tek ajo rënia e konsumit me 0.53% që e ka reflektuar buxheti i shtetit, që kanë reflektuar qytetarët që largohen që konsumohet më pak. Ato klasat e zbrazura, që kanë më pak nxënës. Nga ato shkolla që mbyllen prej shqiptarëve që largohen. Me vendet e punës që mbyllen. Kjo është arsyeja e qeverisë që edhe të dhënat paraprake nuk arrijnë të publikohen.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat