Sot 18 vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës, reagon Ilir Meta: Vizioni atlantik i ish-presidentit të Kosovës

Shqipëria

Sot 18 vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës, reagon Ilir Meta: Vizioni atlantik i ish-presidentit të Kosovës

Më: 21 janar 2024 Në ora: 13:57
Ibrahim Rugova

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar 18-përvjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ku ka shprehur nderimet e tij.

Më tej ai shkruan se vizioni euroatlantik i Rugovë la trashëgimi që do të mbeten përherë frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare.

"Në ditën e kalimit të Tij në përjetësi nderojmë me mirënjohje dhe respekt kujtimin dhe veprën e paharruar të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Vizioni euroatlantik i këtij burri të madh shteti për Kosovën e lirë dhe të pavarur, të integruar plotësisht në BE dhe në NATO, për forcimin e paqes dhe bashkëjetesës në rajonin tonë, por edhe modeli i urtësisë dhe largpamësisë që na la trashëgim do të mbeten përherë frymëzim për mbrojtjen e çështjes kombëtare!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat