​Marrëveshja për migrantët, Dhoma e Deputetëve në Itali e miraton me 155 vota pro

Shqipëria

​Marrëveshja për migrantët, Dhoma e Deputetëve në Itali e miraton me 155 vota pro

Më: 24 janar 2024 Në ora: 15:21
Foto nga vendngjarja

Dhoma e Deputetëve në Itali miratoi projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, që parashikon hapjen e dy CPR-ve në territorin shqiptar, për të pritur 3000 emigrantë, sipas Tgcom.

Votat pro ishin 155, kundër 115, dhe dy abstenime, ndërsa u prit me duartrokitje.

Projektligji tani kalon në Senat.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë disa ditë më parë shqyrtoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të grupit të Berishës dhe Bardhit, që kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat