E ndarë në pako e në thasë, sekuestrohen 65 kg kanabis në Mal të Zi, arrestohen tre persona! Si u pikasën dy shqiptarët pranë kufirit

Shqipëria

E ndarë në pako e në thasë, sekuestrohen 65 kg kanabis në Mal të Zi, arrestohen tre persona! Si u pikasën dy shqiptarët pranë kufirit

Më: 28 janar 2024 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Rreth 65 kg lëndë narkotike kanabis sativa, është sekuestruar nga policia në Mal të Zi, teksa dy shtetas shqiptar e kaluan nga Shqipëria drejt vendit fqinjë.

Mediat malazeze raportojnë se policia kufitare ka pikasur 2 persona të cilët mbanin thasë në afërsi të kufirit Mal i Zi-Shqipëri,  të cilën më pas ia kanë dorëzuar një personi të tretë që i ka ngarkuar në një automjet dhe ka nisur lëvizjen në drejtim të një fshati në periferi të Podgoricës.

Mësohet se mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike është ndaluar nga policia malazeze dhe gjatë kontrollit brenda u gjetën 60 pako të ndryshme, me peshë rreth 65 kg kanabis sativa.

Bëhet më dije se janë arrestuar tre persona, një 41-vjeçar malazez, i cili ishte dhe drejtues i mjetit, ndërsa dyshohet se dy shtetasit e tjerë janë shtetas shqiptarë, të cilët kanë mundur të kalojnë drogën përmes kufirit dhe ta dorëzojnë tek trafikanti malazez në anën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat