“Të burgosurit me probleme mendore nuk marrin mjekimin e duhur”, gazetarja ngre alarmin: Mjekët nuk pranojnë të shkojnë

Shqipëria

“Të burgosurit me probleme mendore nuk marrin mjekimin e duhur”, gazetarja ngre alarmin: Mjekët nuk pranojnë të shkojnë

Më: 29 janar 2024 Në ora: 23:15
Anila Hoxha

E ftuar në “Top Story”, gazetarja Anila Hoxha ngriti alarmin për trajtimin e të burgosurve me probleme të shëndetit mendor.

“Pasi marrin dënimin, këta individë duhet t’i rehabilitosh dhe ky individ të kurohet. Këta njerëz nuk dalin asnjëherë në këtë rreth. Aty ka një staf të reduktuar mjekësh, avokati i popullit e ka ngritur problematikë, sepse nuk pranojnë as mjekët të shkojnë. Stafi merret me ta shpejt e shpejt. Nuk rehabilitohen, nuk marrin mjekimin e duhur”, tha Hoxha.

Ka faj një familje që nuk e deklaron?

“Nëse ka një fushë që mund të flas, është kjo. Le të thonë ç’të duan, e di se ç’ndodh në burgjet e Shqipërisë. Ky është realiteti. Në 2021, është bërë marrëveshja për ofrimin e specializuar psikiatrik në burgun e Lezhës, por nuk pyet njeri për të. Jepet se çfarë do bëhet në 2023, një projekt i shtetit shqiptar, që nuk është marrë përsipër. Arsyet janë burimet njerëzore dhe pika të tjera”, tregon gazetarja.

Irisi Luarasi: Raste ka pafund, por jo për të gjitha flet media. Kur t’i e shikon që një pjesëtar i familjes po vë në rrezik familjen tuaj, patjetër duhen njoftuar institucionet përgjegjëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat