Kthjellime dhe vranësira të pakta, si do jenë temperaturat sot

Shqipëria

Kthjellime dhe vranësira të pakta, si do jenë temperaturat sot

Më: 30 janar 2024 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Qarkullimi i masave ajrore më origjinë kontinentale do të diktojnë motin në vendin tonë duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Ku kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të jenë dominante në të gjithë territorin por më të fokusuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke sjellë probleme me ngricat e theksuara në akset rrugore pasi temperaturat mbeten disa gradë nën zero.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat