Lëvizte me automjet në sens të kundër në Rrugën e Kombit, kundërshtoi edhe policinë! Si u vu në pranga i “forti” nga Kukësi

Shqipëria

Lëvizte me automjet në sens të kundër në Rrugën e Kombit, kundërshtoi edhe policinë! Si u vu në pranga i “forti” nga Kukësi

Më: 30 janar 2024 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Lëvizte me automjet, në sens të kundërt, dhe rrezikonte jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të autostradës “Milot-Morinë”, arrestohet 32-vjeçari.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ky shtetas kundërshtoi me forcë punonjësit e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës.

Shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë” kanë konstatuar një automjet tip “Volksëagen” që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes në autostradë dhe si pasojë ishte rrezik potencial për ngjarje rrugore me pasoja. Menjëherë i janë vënë në ndjekje automjetit dhe pas ndalimit kanë identifikuar drejtuesin e tij, shtetasin D. G.

Ky shtetas, gjatë veprimeve procedurale të shërbimeve të Policisë, për shkeljen e kryer prej tij, i ka kundërshtuar ato, me forcë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat