Plagosi fqinjin me armë zjarri pasi e shqetësonte, lihet në burg 50-vjeçari Gentian Kuqi

Shqipëria

Plagosi fqinjin me armë zjarri pasi e shqetësonte, lihet në burg 50-vjeçari Gentian Kuqi

Më: 30 janar 2024 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Është lënë në burg 50-vjeçari Gentian Kuqi, i cili qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij, Mikel Spirollari, mbrëmjen e 25 janarit pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.4 të Durrësit, pas një konflikti çasti për zhurmat që vinin nga apartamenti i 40-vjeçarit Mikel Spirollari.

Gentian Kuqi u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u vetëdorëzua të nesërmen në polici, pas negociatave me familjarë të tij.

Këtë të martë (30 janar), gjyqtarja Entela Shedula pasi ka dëgjuar palët ka vlerësuar arrestin si të ligjshëm dhe caktuar masën shtrënguese të sigurisë “arrest me burg” për 50-vjeçarin nga Durrësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat