Gjekmarkaj vizitë zyrtare në Romë: Italia, avokate pasionante e Shqipërisë në rrugën drejt integrimitv

Shqipëria

Gjekmarkaj vizitë zyrtare në Romë: Italia, avokate pasionante e Shqipërisë në rrugën drejt integrimitv

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 16:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar disa takime me politikanë të qendrës së djathtë qeverisëse në Parlamentin Italian.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj e cilëson Italinë si ‘avokate pasionante’ të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit Europian.

Takime intensive në Parlamentin italian ku pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me personazhe në pah të politikes së Romes dhe të qendrës së djathtë qeverisëse. Një prej tyre On. Salvatore Deidda President i komisionit parlamentar të transporteve postës dhe telekomunikacioneve me të cilin shkëmbyem pikëpamje mbi marrëdhëniet historike e aktuale mes vendeve tona si dhe mundësinë e intensifikimit të tyre në modernizimin e infrastrukturave tona. Gjeta gatishmëri të plotë nga Presidenti Deidda dhe e ftova të vizitojë Shqipërinë në një kohë të afërt kërkesë që u prit me kënaqësi. Gjithashtu një takim i dobishëm në perspektiven e integrimit evropian ku Italia gjithmonë ka qenë në krah të Shqipërisë si një avokate pasionante, ishte bashkëbisedimi me Presidentin e Komisionit të çështjeve evropianë eksponent i lartë i “Lega Nord” të Salvinit, Alessandro Giglio Vignia i cili shfaqi interes për të kuptuar më mirë arsyet pse Opozita Shqiptare ka bërë ankimim në gjykatën kushtetuese mbi marrëveshjen e Qeverisë shqiptare me atë italiane duke kuptuar pozicionin politik të PD.

E falënderova Presidentin Vigna për mbështetjen pa kushte që i jep Shqipërisë në rrugën drejt Brukselit si e vetmja alternative e vendit tonë i cili refuzon çdo plan alternativ në çdo kontekst historik apo të së ardhmes. U shpjegova miqve italianë që Shqipëria ndihet perëndim e dëshmojnë atë monumentet historike duke filluar nga amfiteatrot monumentet kështjellat, betejat , shkrimtaret po mbi të gjitha vullneti i një populli.

Një interesim të madh gjeta tek grupi i miqësisë parlamentare Italian Shqipëri kryesuar nga deputeti arbëresh Arnaldo Lomuti ku së bashku me një nga ikonat e politikes italiane Pier Fassino , anëtar të grupit deputetet Salvatore Caiata, Giorgio Loveto, Patty l’Abate, e të tjerë. U shpjegova miqve mbi zhvillimet politike në Shqipëri, pikëpamjet e Opozitës, u kërkova një mbështetje sa më të madhe për shqiptarët që punojnë studiojnë e jetojnë në Itali si një masë e madhe humane që afron popujt tanë, qytetar të shkëlqyer në këtë vend mik, më shumë hapësirë për ta në masmedia si Rai me një minutazh caktuar atyre në gjuhen shqipe, mbështetje për procedure të shpejtë mbi marrëveshjen e pensioneve e cila pritet të firmoset, mundësinë e hapjes së shkollave italiane në Shqipëri të profileve të ndryshme , një traditë që ka ekzistuar në vitet 30. Dëgjova me vëmendje këshillat e tyre për standardet demokratike , ekonomike, turistike e ambientale në vendin tonë“-shkruan Agron Gjekmarkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat