Dorëhiqet Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, pritet që të emërohet…

Shqipëria

Dorëhiqet Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, pritet që të emërohet…

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 13:52
Gramoz Sako

Komandanti i Përgjithshëm i gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako, është dorëhequr nga detyra.

Burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se dorëheqjen e ka dorëzuar ditën e djeshme tek ministri i Brendshëm, i cili e ka pranuar.

Nuk dihen shkaqet dhe ende nuk ka një emërim të ri, ndonëse jo zyrtarisht bëhet me dije se javën që vjen kreu i Gardës do të zëvendësohet.

Ministria e Brendshme deklaron se ka nisur një reformim të thelluar të Gardës që merret me ruajtjen e PLSh-së, thonë burimet e Anila Hoxhës.

Sakaq gjatë dorëzimit të formularëve për SKY ECC një efektiv i Gardës, i identifikuar si Adnan Lleshi është përjashtuar, pasi ka firmosur që kishte përdorur aplikacionin.

“Nuk e dija që është e ndaluar”, është shprehur efektivi i Gardës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat