I kishte blerë shtëpi dhe makinë, flet 41-vjeçarja që i dogji mjetin ish të dashurit

Shqipëria

I kishte blerë shtëpi dhe makinë, flet 41-vjeçarja që i dogji mjetin ish të dashurit

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Një grua është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka urdhëruar zjarrvënien e automjetit të një 42-vjeçari.

41-vjeçarja Dorina Stafaj ishte kthyer nga Italia me qëllimin për t’i vënë flakën banesës dhe automjetit të ish të dashurit të saj, 42-vjeçarit të identifikuar me inicialet K.S.

Për këtë ajo kishte kërkuar ndihmën e të vëllait të identifikuar me inicialet M.S., 35 vjeç, tashmë të shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.

Është ai që shfaqet në pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë.

Pista kryesore hetimore të cilën po hetojnë blutë e qytetit bregdetar është ajo e hakmarrjes, konfirmojnë për Euronews Albania burime zyrtare.

Kjo është mbështetur në dëshminë e 41-vjeçares tashmë të arrestuar.

“Me K.S., kemi pasur një histori dashurie. Ja kam blerë unë automjetin dhe shtëpinë, por e kam lejuar t’i regjistrojë në emër të tij në shenjë  mirëbesimi. Pasi u ndamë nuk munda t’i marr mbrapsht këto pasuri dhe prandaj vendosa të hakmerrem. Për këtë gjë u ktheva nga Italia, sepse u ndjeva e mashtruar prej tij. Dua të më kthehen pasuritë e mia dhe kërkoj ndihmën e institucioneve për këtë.”

Sipas burimeve, 41-vjeçarja ka ardhur nga Italia së bashku me një shtetas italian, 58-vjeçarin e identifikuar me inicialet F.C., i cili po hetohet për moskallëzim krimi.

Megjithëse, asnjë prej të dyve, shtetasi italian dhe e arrestuara, nuk ka pranuar gjatë pyetjes në polici se kanë një lidhje mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat