Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas! Një person humb jetën, dy të plagosur rëndë

Shqipëria

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas! Një person humb jetën, dy të plagosur rëndë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 22:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrenjas.

Ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku bën me dije se një mjet i cili po ecte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar disa metra më poshtë në rrëpirë.

Nga aksidenti ka humbur jetën një person me inicialet D.B., nga fshati Qukës i Librazhdit, dhe ka mbetur të plagosur dy persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat