Ndarja nga jeta e Liljana Cingut, Begaj: Do mbetet në kujtesën tonë si ikona e valles shqiptare

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Liljana Cingut, Begaj: Do mbetet në kujtesën tonë si ikona e valles shqiptare

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 21:05
Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të valltares, Liljana Cingu.

“Artistja Liljana Cingu “Nderi i Kombit” do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikona e valles shqipe.”, ka shkruar presidenti në profilin e tij në Facebook krahas një fotoje të valltares.

Më herët, reagoi edhe kryeministri Rama, i cili shkroi: “Lamtumirë. Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare. U prehtë në paqe”, shkruan Rama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat