Xhixho: Biznesi fason në krizë të thellë, po lë pa punë mijëra gra dhe vajza

Shqipëria

Xhixho: Biznesi fason në krizë të thellë, po lë pa punë mijëra gra dhe vajza

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 19:40
Erisa Xhixho

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho për mes një postimi në rrjetet sociale shprehet se biznesi fason është në krizë të thellë.

Postimi i Xhixhos:

Biznesi fason në krizë të thellë!

Tkurrja me shpejtësi e kompanive fason po lë pa punë mijëra gra dhe vajza.

• Tre mijë vende pune janë mbyllur që nga nisja e këtij viti

• Kriza ka përfshirë fasonët në Shkodër, Vau i Dejës, Has, Laç, Fush-krujë, Krujë, Elbasan, Gramsh dhe Bilisht

• Gjasat janë që kriza të vijojë të zgjerohet, duke kërcënuar me humbjen e të ardhurave mujore mijëra familje.

Rreth 400 mijë shqiptarë që ushqehen përmes këtij biznesi janë sot të rrezikuar.
Kriza e fasonëve është rezultat i politikave të gabuara të qeverisë, e cila i ka hapur rrugë pastrimit të parave.

Mbiçmimi artificial i lekut po shtyn në buzë të greminës biznesin e ndershëm që paguan taksa e bashkë me të edhe mijëra ekonomi familjare.

Qeveria duhet të ndërhyjë urgjentisht fillimisht me paketën e premtuar të masave e më pas me mbështetjen në terma më afatgjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat