Manjani: Hetimi për inceneratorë duhej të kishte nisur nga koka, nga kryeministri

Shqipëria

Manjani: Hetimi për inceneratorë duhej të kishte nisur nga koka, nga kryeministri

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 23:12
Ylli Manjani

Juristi Ylli Manjani i ftuar në ‘A Shoë’ me Adi Krastën u shpreh se çështja e inceneratorëve duhej të ishte një e gjitha.

Manjani u shpreh se, hetimi duhej të kishte nisur nga koka, nga kryeministri.

‘Nëse prokurorët do të donin të kishin një hetim të mirë të drejtë për inceneratorët, informues për publikun, duhej të fillonin nga koka.

Do të merrja në pyetje kryeministrin e vendit, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Dhe për gjatë këtij informacioni të përgjithshëm, merr informacionin dhe krijon një rreth arsyetimesh e thellohesh vend e vend.

Fillon e zbret më poshtë, do të pyesësh sekretarin e përgjithshëm, ministrin, kryetarët  e bashkisë e me radhë.

E gjitha në një çështje e jo tre. Çështja e inceneratorëve është një e vetme e jo tre.

Dhe ti fillon e ke të integruar dhe brenda një boshti e rrotullohesh brenda atij boshti.

Në fund fare shkon dhe te biznesi, për të marrë vesh ndonjë gjë, jo për ti futur në burg, se ndryshe të iku çështja dhe ti nuk mësove gjë.

Nuk fiton gjë drejtësia duke futur njerëz në burg. Nga ky informacion prokurori krijon një bazë të dhënash, listë me emra se kush mund të jenë emrat që kanë dijeni për ngjarjen dhe nga kjo pastaj ti fillon e kufizon dhe kufizon.

Nuk ka ardhur nga poshtë lart kjo gjë, por nga lart poshtë, hiqeni nga mendja këtë’, tha ndër të tjera

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat