Situatë alarmante nga zjarri në Fier, flakët dalin jashtë kontrollit dhe rrezikojnë banesat

Shqipëria

Situatë alarmante nga zjarri në Fier, flakët dalin jashtë kontrollit dhe rrezikojnë banesat

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 20:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Situatë alarmante nga zjarri në Fier, flakët dalin jashtë kontrollit dhe rrezikojnë banesat.

Situatë alarmante është krijuar mbrëmjen e sotme në fshatin Hambar në Fier, pasi një vatër zjarri që ka përfshirë fillimisht shkurre ka dalë jashtë kontrollit e favorizuar nga era e fortëm duke rrezikuar edhe banesat.

Fillimisht për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse, por pas daljes jashtë kontrollit të flakëve, janë kërkuar përforcime.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dhe efektivë të policisë ndërkohe që kanë ndihmuar me mjete rrethanore edhe banorë të fshatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat