Prej tre muajsh ka humbur kontaktet me familjen, 66-vjeçarja denoncon të zhdukur të vëllanë. 49-vjeçari rezulton se…

Shqipëria

Prej tre muajsh ka humbur kontaktet me familjen, 66-vjeçarja denoncon të zhdukur të vëllanë. 49-vjeçari rezulton se…

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

 

Një 49-vjeçar është shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, pasi prej tre muajsh kanë humbur kontaktet me të.

Personi në fjalë është identifikuar si shtetasi Flori Muka, i cili është denoncuar i zhdukur në Komisariatin e Policisë Korçë nga e motra, shtetasja me iniciale D.M., 66-vjeç.

Sipas burimeve nga policia, 49-vjeçari ka hyrë nga Greqia për në Shqipëri në datën 18.11.2023, pra rreth 3 muaj më parë.

Familjarët ndërkohë e kanë denoncuar si rast vetëm tani, ndërsa ende nuk dihet gjë në lidhje me pretendimet e tyre për zhdukjen e tij. Ndërkohë policia po vijon me kërkimet.

“Më datë 10.02.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja D. M., 66 vjeçe, banuese në fshatin Biranj, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin F. M., 49 vjeç, për vendndodhjen e të cilit, nuk ka dijeni. Menjëherë pas kallëzimit kanë nisur verifikimet, nga të cilat ka rezultuar se 49-vjeçari ka hyrë në Shqipëri, nga Greqia. Vijon puna për gjetjen e tij”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat