Basha në Dimal: Moçali i ‘Trekëndëshit të Bermudës’ ka frikë nga SPAK, kanë nisur ofensivën e intimidimit

Shqipëria

Basha në Dimal: Moçali i ‘Trekëndëshit të Bermudës’ ka frikë nga SPAK, kanë nisur ofensivën e intimidimit

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 14:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur turin në të gjitha degët e partisë, ku po mbahen zgjedhjet. Kësaj radhe Basha është ndalur në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Dimal, nga ku nuk kaloi pa komentuar edhe situatën brenda Partisë Demokratike.

Kryedemokrati tha se tashmë PD ka arsye ta mbaj kokën lart, pasi tregoi që nuk është kult e klan, por një parti e bashkuar rreth vlerave që është gati të përballet me sfidat e radhës, siç janë zgjedhjet e parlamentare të 2025-ës.

Partia Demokratike sot ka arsye ta mbajë kokën lartë. Ka arsye të shoh me optimizëm të shoh drejt të nesërmes. dhe arsyeja është që këto dy vite nuk na thanë e na drobitën e na çnderuan, por na treguan lidershipin e vërtetë brenda Partisë Demokratike. Riformuan korpusin e këtij lidershipi duke e ndarë shapin nga sheqeri, duke larguar vezullimin e rremë të spaletave që shumëkush gjatë këtyre 34 viteve i mori apo iu dhanë shpeshherë pa meritë.

Duke treguar se në thelb nuk jemi kult, nuk jemi klan, por jemi një parti politike bashkëkohore, e bashkuar rreth vlerave, rreth bindjeve, rreth vizioneve, rreth besimit dhe mbi të gjitha rreth dashurisë jo thjesht për veten tonë, për njëri-tjetrin, por për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat