Zjarr në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës, traumatizohen fëmijët

Shqipëria

Zjarr në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës, traumatizohen fëmijët

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 11:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Paraditen e sotme, mësimi në shkollën “Kushtrimi i Lirisë’ në Durrës, është ndërprerë. Nga pamjet duken fëmijët të dalin të traumatizuar nga shkolla.

“Kur erdhëm, një mësuese na tha dilni përjashta se ka rënë zjarr në kat të parë. Ne u trembëm shumë”,  thotë një nxënës.

Nga informacionet e para, mendohet se ka qenë një shkëndijë elektrike nga një nga neon në katin e parë të shkollës, që ka shkaktuar djegie dhe çliruar tym.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë,  duke vendosur dhe një aparat ventilim-aspirimi për largimin e tymit nga ambientet e brendshme të shkollës.

Ndërsa fëmijët për arsye sigurie u nxorrën jashtë.

Pas ndërprerjes së mësimit, drejtuesit e shkollës kanë vendosur dhe pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme, për shkak të pranisë së tymit në godinë.

Ende nuk ka njoftim zyrtar mbi çfarë ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat