Aksident në Fushë Krujë, makina përplaset me furgonin, dy të plagosur

Shqipëria

Aksident në Fushë Krujë, makina përplaset me furgonin, dy të plagosur

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 16:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin Fushë Krujë-Krujë, ku një makinë “Audi” është përplasur me një furgon.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur Nezir Neziri i cili drejtonte furgonin dhe Gëzim Hoxha i cili ishte drejtues i “Audi-t”.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital. Hoxha është transportuar në spitalin e Krujës, ndërsa Neziri në atë të “Traumës”.

Mësohet se furgoni shërbente si mjet për transpoirtin e punonjësve të një fasoneri, por që në momentin e aksidentit në të ndodhej vetëm shoferi.

Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat