Autizmi virtual, logopedisti shpjegon çfarë efektesh po sjell ekspozimi i fëmijëve ndaj ekraneve smart

Shqipëria

Autizmi virtual, logopedisti shpjegon çfarë efektesh po sjell ekspozimi i fëmijëve ndaj ekraneve smart

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 22:16
Autizmi virtual, logopedisti shpjegon çfarë efektesh po sjell ekspozimi i fëmijëve ndaj ekraneve smart

“Janë duke u bërë shumë të ngjashme sjelljet që shfaqin fëmijët me ekspozim të lartë ndaj teknologjisë.

Me sjelljet e fëmijëve që janë të diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit. Në klinikë na kanë ardhur edhe raste ekstreme me fëmijë që lihen tetë apo dymbëdhjetë orë mbi ekranin e tabletës”.

Kështu ka deklaruar logopedisti Silvi Ngjela mbrëmjen e së premtes në emisionin SINTEZË në News 24.

Në episodin e dytë të emisionit SINTEZË nga moderatori Brenton Kotorri, u fol për rëndesën që shkaktohet në shëndetin mendor të fëmijëve dhe mirërritjen e tyre, për shkak të mbiekspozimit ndaj ekraneve të pajisjeve smart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat