Burgosja e McGonigal, ish-ministri ironizon Ramën: Penalisht nuk i ka shkelur asnjë ligj Shqipërisë!

Shqipëria

Burgosja e McGonigal, ish-ministri ironizon Ramën: Penalisht nuk i ka shkelur asnjë ligj Shqipërisë!

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 08:26
McGonigal dhe Edi Rama

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar vendimin për 28-muaj heqje lirie ndaj McGonigal.

Postimi i plotë i Manjanit:

Llogjikisht...

****

Kur vjen puna te tema Rama ka korruptuar një agjent të FBI për ta përdorur për qëllime politike, them me plot gojën BASH MIRË IA KA BËRË!

Nuk kam asnjë kompleks, madje ndihem mirë që kryeministri i vendit tim ka arritur të depërtojë në një pjesë të strukturës së sigurisë së një vendi tjetër. Cili shtetar nuk do do te ta bënte këtë gjë?! Cili nuk do të do te të kishte një aset në FBI, CIA apo diku tjetër të ngjajshme?!

Ah, po jam dakord për arësyen tepër të ulët të përdorimit të asetit të korrupuar. Shtetet e shtetarët seriozë përpiqen të gjejnë të dhëna për shtetin tjetër dhe jo për të vrarë kundërshtarët politikë...

Por që Rama ka depërtuar në atë segment dhe nëpërmjet Tij ka shkuar deri në strukturat vendimmarrëse të Ëashintonit, meriton respekt!

Penalisht Edi Rama nuk i ka shkelur asnjë ligj Shqipërisë. Në i ka shkelur ja ka bërë Amerikës. Kjo e fundit nuk e ka problem këtë gjë, atëhere përse duhet ta kemi ne?!

E përsëris, përdorimi strukturave të sigurisë Amerikane, për të shkatërruar opozitën në Shqipëri është e papranueshme dhe, si të tillë duhet ta ndëshkojë populli shqiptar.

Nëse nuk e dënon por e pranon, le ta gëzojë mbi krye! Përjetësisht madje.

Ka dikush një llogjikë tjetër?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat