Pampuri i përgjigjet ashpër Spiropalit ndaj deklaratave të saj pas vizitës së Blinken në Tiranë: Mos e keqpërdorni Sekretarin e Shtetin për hallet tuaja

Shqipëria

Pampuri i përgjigjet ashpër Spiropalit ndaj deklaratave të saj pas vizitës së Blinken në Tiranë: Mos e keqpërdorni Sekretarin e Shtetin për hallet tuaja

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 18:34
Orjola Pampuri

Nënkryetarja e Partisë Demokratike zyrtare, Orjola Pampuri ka i është përgjigjur Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit, e cila përmendi vizitën e Bliken si përgjegje ndaj akuzave të bërë ndaj Ramës për çështjen McGonigal.

Pampuri shprehet se është  e turpshme dhe skandaloze të keqpërdorësh mikun dhe aleatin strategjik të Shqipërisë për aferën korruptive të Edi Ramës.

“Elisa në botën e doganave paska përdorur sot Sekretarin Blinken për të justifikuar përfshirjen e Ramës në aferën McGonigal kundër Lulzim Bashës” thotë Pampuri ndër te tjera.

Reagimi i plotë:

"Elisa në botën e doganave paska përdorur sot Sekretarin Blinken për të justifikuar përfshirjen e Ramës në aferën McGonigal kundër Lulzim Bashës.

E turpshme, skandaloze të keqpërdorësh mikun dhe aleatin strategjik të Shqipërisë për aferën korruptive të Edi Ramës.

Elisa, mos e keqpërdorni Sekretarin e Shtetin për hallet tuaja siç e përdorët Shtëpinë e Bardhë kur i çuat Sajmir Tahirin, kokën e trafikut të drogës në Shqipëri. Përrallat me para ruse nxorën kokën e Edi Ramës që sot në të gjithë botën tregohet me gisht si njeriu që korruptoi zyrtarin e lartë të FBI për të sulmuar opozitën dhe kryetarin e PD. Paratë ruse përfunduan në xhepat e McGonigal, Elisë, së bashku me paratë e korrupsionit të Edi Ramës.

E turpshme dhe e papranueshme të fshihesh pas sekretarit të shtetit!",

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat