Nesër protesta e opozitës! Zbulohen masat, 1200 forca policore në gatishmëri, rrugët që do të bllokohen

Shqipëria

Nesër protesta e opozitës! Zbulohen masat, 1200 forca policore në gatishmëri, rrugët që do të bllokohen

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Opozita ka thirrur nesër protestë në orën 17:30. 

Edhe pse është thënë se do të jetë një protestë paqësore, Policia e Shtetit njofton se ka marrë masa për të ruajtur sigurinë dhe rendit. Rreth 1200 forca policore do të jenë të pranishme.

Ndërsa me rëndësi të veçantë është ruajtja e institucioneve.

Rrugët që do të bllokohen para dhe gjatë protestës janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat