Sulmet kibernetike janë terrorizëm! Në parlament po diskutohet ndryshimi i ligjit për sigurinë

Shqipëria

Sulmet kibernetike janë terrorizëm! Në parlament po diskutohet ndryshimi i ligjit për sigurinë

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Me propozimet e reja për ndryshime në Kodin Penal, sulmet kibernetike në infrastrukturën kritike, shpërndarja e viruseve ose e “Maleware”, “Softwere-ve” të dëmshëm, hacking dhe hyrja e paligjshme në sisteme klasifikohen si një vepër penale e emërtuar “Terrorizëm Kibernetit”.

Në këtë vepër penale përfshihen edhe sulmet D-DOS, vjedhja e të dhënave të ndjeshme si dhe anonimëzimi për të fshehur identitetin për të vepruar në dëm të sigurisë publike me shkaktimin e dëmeve të rënda.

Propozimi i ndëshkimit për të përfshirët në “Terrorizëm Kibernetit” është 20 vite burg.

Krahas ndryshimit të kodit penal në komisionin e ligjeve nisi diskutimi projekt ligjit për “Sigurinë Kibernetike”.

Ndryshimet e propozuara synojnë  përcaktimin e kornizës së nevojshme ligjore për sigurinë kibernetike me qëllim arritjen e një niveli të lartë të sigurisë kibernetike në nivel kombëtar.

Risitë e projektligjit lidhen me  subjektet përgjegjëse të sigurisë kibernetike dhe detyrat përkatëse të tyre.

“Çfarë bëni ju kur ndodh një sulm apo dilni konfereanca shtypi? Kush është përgjegjësia juaj?”, tha Pandeli Majko.

“Nuk ka në botë siguri kibernetike 100%“, tha Igli Tafa.

Projektligji parashikon edhe ngritjen e një strukture që bën monitorimin e sigurisë në nivel kombëtar, siç është Qendra Kombëtare Operacionale e Sigurisë Kibernetike. Pasjen e një strukture për trajtimin e situatave emergjente dhe gjendjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat