U përplasën katër këmbësorë, pamje nga vendi i ngjarjes! Makina e bërë copash në mes të rrugës

Shqipëria

U përplasën katër këmbësorë, pamje nga vendi i ngjarjes! Makina e bërë copash në mes të rrugës

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Katër këmbësorë u përplasën ditën e sotme nga një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga 28-vjeçari me iniciale Y. Zh.

Në pamjet e sigurauara nga Top Channel shihet mjeti që qëndron në mes të rrugës i shkatërruar.

I riu është vënë në pranga pasi aksidentoi këmbësorët dhe u largua nga vendngjarja. Aksidenti ndodhi në Burrel, në vendin e quajtur “ish grumbullimi”.

Gjithashtu u bë shoqërimi në Komisariat i shtetasit A.B., i cili me automjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit shtetasin Y.Xh.

“Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe shërbimet e Policisë Rrëshen, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit Y.Xh., 28 vjeç, banues në Mat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat