Ngjela paralajmëron “tërmet” në politikë: SPAK do të vazhdojë goditjet...

Shqipëria

Ngjela paralajmëron “tërmet” në politikë: SPAK do të vazhdojë goditjet...

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 07:04
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela thotë se politika amerikane do e shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni.

Në emisionin “360 gradë’, Ngjela u shpreh se SPAK do të vazhdojë goditjet ndaj politikanëve të korruptuar dhe se kjo nuk ka kthim mbrapa.

Sipas Ngjelës, vendi është pa opozitë për shkak të ish kryeministrit Sali Berisha.

“Skenar amerikan është edhe kjo. Blinkeni tha, që ne do ta shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni. Jam në dijeni, SPAK e kanë ndërtuar amerikanët, edhe ligjin e bënë amerikanët, edhe atë e drejtojnë ata me ekspertë. Shkoni në SPAK. Nuk ka tërheqje mbrapa. Nuk më besonit kur e thoja. Do vazhdojë loja. Unë e njoh mirë procedurën amerikane. Nuk shkon procedura amerikane me fushatë, i merr provat deri në fund. SPAK ka filluar dhe unë them se politika amerikane do e shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni.

Ca shqetësimi? Ti thua që fshatrat e Tiranës do mundin Amerikën? A jeni në vete? Çfarë do bëhet atje? E ka arrestuar SPAK Saliun. Çfarë proteste do mbajnë ata? Do mbajnë fjalime dhe do ikin në shtëpi. Ju mendoni se do të ketë revolucion? Vendi është pa opozitë sepse e ka lënë Saliu po opozitë. Është “non grata” në SHBA, nuk mund të ishte në një parti të djathtë në Shqipëri. Ai vazhdoi, por të ishte i zjguar mund të ishte tërhequr. E ka arrestuar SPAK, nuk e ka arrestuar pushteti gjyqësor ordiner. Kjo është opztimizëm për këdo që është kundër korrupsionit, për të ardhmen e Shqipërisë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat