Zbulohen detajet e rënda pas denoncimit të 30-vjeçares: Vjehrra dhe kunata e pamartuar dhunonin sistematikisht nusen

Shqipëria

Zbulohen detajet e rënda pas denoncimit të 30-vjeçares: Vjehrra dhe kunata e pamartuar dhunonin sistematikisht nusen

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 09:51
Gjirokastër

Vjehrra dhe kunata kanë dhunuar psikologjikisht nusen e djalit të tyre. Ngjarja e rëndë e ndodhur në Gjirokastër, është bërë temë diskutimi në një studio televizive ku është folur për problemet që mund të lindin në familje.

Korrespondenti Blerim Kore dha më tepër detaje rreth ngjarjes së rëndë:

“Bëhet fjalë për një familje në qytetin e Gjirokastrës ku nëna 72 vjeçe dhe vajza e shtëpisë 40-vjeçare kanë dhunuar vazhdimisht psikologjikisht nusen e djalit, e cila është 30 vjeçe. Debatet kanë qenë të shpeshta mes tyre gjë që e ka shtyrë nusen që të shkoj e të denoncojë në polici rastin. Bëhet fjalë për dhunë psikologjike, jo fizike. Bëhet fjalë për një familje tradicionale, duke qenë e tillë shpesh marrëdhëniet bëhen më të ngarkuara si nga problemet ekonomikë si nga mungesa e bashkëshortit të saj”,-tha korrespondenti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset M. N., 72 vjeçe dhe D. N., 42 vjeçe, të dyja banuese në Gjirokastër, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj një 30-vjeçareje (familjare e tyre).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. E., 61 vjeç, banues në fshatin Zhulaj, Memaliaj, pasi ka djegur një sipërfaqe toke.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat