Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Presidenti Begaj apel për ruajtjen e gjuhës shqipe

Shqipëria

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Presidenti Begaj apel për ruajtjen e gjuhës shqipe

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 10:28
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, bëri apel për ruajtjen, pasurimin dhe përcjelljen e gjuhës shqipe, sidomos në kushtet kur shumë shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe të një ndërveprimi të pandalshëm me gjuhët e tjera.

Presidenti ndau në faqen e tij zyrtare në Facebook vlerësimin për shqiptarët që e kanë ruajtur dhe trashëguar gjuhën ndër shekuj.

Begaj përgëzoi në veçanti shqiptarët që ndër vite jetojnë jashtë vendit, prindërit dhe mësuesit.

Ata krahas bashkëjetesës me kulturat e popujve të ndryshëm në shtetet ku jetojnë, arrijnë të ruajnë gjuhën amtare si identitet kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat