Amnistia Penale, Vasili: Rilindja e kthen Kuvendin në pazar hajdutësh!

Shqipëria

Amnistia Penale, Vasili: Rilindja e kthen Kuvendin në pazar hajdutësh!

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 08:26
Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili theksoi se Rilindja e ka kthyer Kuvendin në Pazar hajdutësh.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Vasili shton se Kuvendi është zhytur në kaos dhe paligjshmëri

REAGIMI I VASILIT
Amnistia, Rilindja e kthen Kuvendin ne pazar hajdutesh!

Kuvendi i Nikollës është zhytur ne kaos dhe paligjshmeri totale ku interesat mafioze të Ramës dhe hajduteve te tij heqin dhe fusin ligjet sipas pazareve, që bëjnë lapangjozet e rilindjes me njeri tjetrin dhe sipas ryshfeteve, qe kane marre.

Dhe kanë surrat e flasin për rregulla e ligje këta ordinere qe nga kryeministri e deri tek ministrat e tij karagjozë.

Keta xhagajdure te parasë, qelben ere hajduteri ashtu si i pari i tyre Rama. Por te mos te harrojne kurre se njerezit e thjeshte shohin, degjojne dhe mbajne shenim çdo gje dhe do tjua kthejne turive 100 fish ketyre ordinereve me mjeker e pa mjeker, dy metrosh apo 1.5 metra qofshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat