Denaj: Eksportet bujqësore rritje me 10.6 milionë dollarë në janar

Shqipëria

Denaj: Eksportet bujqësore rritje me 10.6 milionë dollarë në janar

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur dje se eksportet bujqësore shënuan rritje me 10 % në janarin e këtij viti, krahasuar me janarin e 2023-shit.

“Eksporti i produkteve bujqësore “Made in Albania” vijon të njohë rritje të qëndrueshme krahasuar me vitin 2023. Në janar të këtij janë eksportuar 10 % më shumë produkte shqiptare bujqësore se e njëjta periudhë e një viti më parë”, tha Denaj.

Sipas Denajt, ekspozimi i lartë i Shqipërisë si destinacion atraktiv turistik po jep efektet pozitive edhe në promovimin e vlerave dhe cilësisë së produkteve bujqësore “Made in Albania”.

“Kërkesa për produkte ushqimore shqiptare ka shënuar një rritje prej 10.6 milionë dollarë krahasuar me një vit më parë”, shtoi Denaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat